phone +377 45 977 766

language http://www.tstsgroup.com/
email [email protected]
location_on Tiranë - Shqipëri
TSTS Group
0 vlersime
Rreth institucionit

Në vitin 2010, u inaugurua Shoqëria TSTS Group. Në bashkëpunim me partnerët Europian, kjo kompani është angazhuar në ofrimin e konsulencës në lidhje me, normat e sigurisë në ambientet e punës, vlerësimin e rrezikut për ndërmarrjet e ndryshme dhe parandalimin e incidenteve sipas llojit të aktivitetit që ushtrohet. Që në vitet e para të krijimit, Shoqëria TSTS është angazhuar në projekte serioze nga grupe të rëndësishme industriale, falë profesionalizimit të stafit teknik që zotëron, vendas dhe i huaj, i cili ka ditur t’i përgjigjet me korrektësi kërkesave specifike të tregut, duke ofruar një shërbim të kompletuar dhe cilësor në tregun shqiptar. 

Shoqëria TSTS, është e njohur nga Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Punës, referuar Licensës së lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit në Ministrinë e Ekonomisë. T.S.T.S. Group, e njohur si Instituti për formimin e detarëve, jo – publik, i autorizuar nga Qeveria Shqiptare, zhvillon aktivitet te shtrirë me shumë filiale në të gjithë qytet - portet Shqiptare. Kurset e formimit të organizuara në këtë qendër, janë në përputhje me parashikimet e Konventës IMO – STCW \'95 dhe kontribuojnë në ofrimin e një informacioni të saktë dhe të përditësuar për detarët që ushtrojnë shërbim në bord, si për anijet shqiptare po ashtu dhe për ato të huaja që lundrojnë në të gjithë botën. 

Ky program informimi është zhvilluar me idenë për të instruktuar me kompetencë njerëzit e detit me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të kërkuara nga progresi i vazhdueshëm i industrisë detare dhe off-shore. Ky sistem është projektuar për të përmbushur me sukses kërkesat e veçanta për arritjen e objektivave të mëposhtme: • Funksionimi i sigurtë i anijeve për mbrojtjen e ambientit. • Edukimi dhe përmbushja e kërkesave sipas standardeve të fiksuara nga IMO. • Shërbimi i ekuipazhit nëpërmjet një informimi të avancuar në aulat e Qendrës. • Operacionet e vazhdueshme në anije, për uljen e rrezikut të humbjeve në nivel zero.